Anketa e Fundit/ Arben Taravari kryetarë më i suksesshëm

Shpërndaje

Qytetarët janë të ndarë në besimin për komunat në të cilat jetojnë dhe kryetarët e komunave të tyre. 50,6 përqind e qytetarëve kanë besim në komunë ndërsa 47,5 nuk kanë besim.

Shqiptarët me 74,3 përqind dhe pjesëtarët e bashkësive tjera me 59,1% kanë besim më të madh në komunat ku jetojnë se sa maqedonasit. Tek maqedonasit kjo përqindje shënon 41,3 përqind. Kështu së paku thotë anketa e realizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN).

Analizat e këtyre të dhënave tregojnë se gjysma e qytetarëve konsiderojnë se kryetari i tyre i komunës nuk e meriton edhe një mandat tjetër. Kështu, gjithsej 57 përqind e shqiptarëve konsiderojnë se kryetari i tyre i komunës meriton të rizgjidhet për dallim nga maqeodnasit që kështu mendojnë vetëm 37,9 përqind. Simpatizuesit e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së kanë qëndrime diametralisht të kundërta për rizgjedhjen e kryetarëve të tyre të komunës. Kështu, 81,8 % e simpatizuesve të LSDM-së konsiderojnë se kryetarët meritojnë një mandat të ri, derisa 87% e simpatizuesve të VMRO-DPMNE-së konsiderojnë se nuk meritojnë edhe një mandat.

Sipas rezultateve, tre kryetarët më të mirë dhe më të pëlqyer nga banorët janë Arben Taravari – Gostivar, Maksim Dimitrievski – Kumanovë dhe Mitko Jançev – Kavadar.

Për ta janë shprehur 10,5% për Jançevin, 7,5% për Taravarin dhe 6,8% për Dimitrievskin. Për gjithsej 44 kryetarë komunash janë përgjigjur më pak se 1% e të pyeturve, derisa 14 kryetarë komunash fare nuk janë përmendur.

Të pyetur se për cilën parti politike do të votojnë në zgjedhje, 22,4% e qytetarëve janë shprehur për VMRO-DPMNE-në, 21,6% për LSDM-në.

Mbështetja për BDI-në është 8%, ndërsa për ASH-në 6,2 përqind. Për Levicën 5,2%.

Rezultatet kanë treguar se gjithsej 1/3 e qytetarëve apo 34% nuk e dinë ende se për kë do të votojnë. Prej tyre, 15,2% kanë thënë se nuk do të dalin në zgjedhje, ndërsa 15,9% kanë thënë se nuk e dinë apo nuk kanë dashur të përgjigjen.

Anketa është realizuar përmes telefonit në periudhën prej 17 deri më 24 mars 2021. Anketa është realizuar sipas shembullin kombëtar përfaqësues me gjithsej 1003 të pyetur.