Aziri: Nese debllokohet ligji për shtetësinë ne i tërheqim amandamentet për pakon e pestë

Shpërndaje

Pas vendimit të VMRO për të tërhequr amandamentet për ligjin për Shtetësinë, Deputeti i Kolaicionit Aleanca dhe Alternativa Elmi Aziri ka thënë se do të tërheqin amandamentet për pakon e pestë ekonomike.

Aziri tha se në momentin që VMRO i tërheq amandamentet për ligjin për shtetësinë i cili gjendet në komision për mbrojtje dhe siguri,në të njëjtin moment edhe Aleanca dhe Alternativa do të tërheqin amandamentet për pakon e pestë ekonomike nga komisioni për financa dhe buxhet.

Aziri gjithashtu ka thënë se shpreson që kjo të ndodhë sot.