Aziri: Protestat e VMRO-së dëshmi që regjistrimi është shtyrë për shkak të pazareve politike!

Shpërndaje

Deputeti i koalicionit, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Elmi Aziri nëpërmes një statusi në “Facebook”, ka dënuar veprimin e VMRO-së e cila kërkon sipas tij shtyrjen e regjistrimit për shkak të pandemisë e në anën tjetër organizon protesta në të cilat nuk respekton asnjë masë anti-covid.

Aziri thotë se protesta e opozitares është dëshmi se atyre nuk u intereson shëndeti publik por thotë se regjistrimi është shtyrë për shkak të pazareve politike.

“VMRO kërkoi të shtyhet regjistrimi për shkak të Pandemisë! Ndërkohë organizon protesta pa asnjë masë mbrojtëse! Protesta është dëshmi se nuk i brengos pandemia dhe regjistrimi është shtyrë për shkak të pazareve politike!”, ka shkruar Aziri.