BE-ja e vendosur për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Portugalia si kryesuese me Bashkimin Evropian dhe edhe më tej shpresojnë se deri në fund të presidencës portugeze do të mund të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Ana Paula Zakariashi, sekretare shtetërore për Çështje Evropiane e Portugalisë, sqaroi se sot gjatë Samitit për Çështje të Përgjithshme ministrat kanë pasur diskutim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe në përgjithësi për zgjerimin.

“Do të thoja se të gjitha vendet anëtare dëshirojnë të shohin lëvizje këtu, kryesia bisedoi me vendet kandidate dhe e vendet anëtare dhe me mbështetje të komisarit evropian Oliver Varheji biseduam me autoritetet bullgare”, deklaroi Zakariashi në konferencë për shtyp.

Ajo shtoi se në këtë moment Bullgaria ndodhet në një periudhë pas zgjedhjeve, por se debati për Maqedoninë e Veriut vazhdon të marrë rezultat.

“Ndërsa kjo është në kohën të presidencës sonë t’i fillojnë konferencat ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha sekretarja shtetërore portugeze.

Nënkryetari i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviç, shtoi se për këtë institucion po bëhet gjithçka që është e mundur që deri në fund të presidencës portugeze, më 30 qershor, të miratohet korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

“Për Komisionin Evropian të gjitha kushtet janë përmbushur nga ana e Maqedonisë së Veriut dhe duhet të punojmë për miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e konferencës ndërqeveritare”, deklaroi Shefçoviçi.