Bekim Jashari: Po, Adem Jashari e Hamëz Jashari kanë mbajtur Ramazan

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe biri i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari, në një intervistë për Gazetën Online “Reporteri.net”, i ka dhënë fund debatit nëse komandanti legjendar, Adem Jashari agjëronte Ramazanin.

Në intervistën e plotë për Reporterin, që do të transmetohet të dielën, Bekim Jashari ka thënë se Ademi dhe Hamza mbanin Ramazan, por ka pasur raste kur edhe nuk kanë mbajtur Ramazan.

“Kanë mbajtur Ramazan, ka pasur raste kur nuk kanë mbajtur Ramazan”, ka thënë Jashari.