Berisha voton dhe ngre gishtat lart: Fitore e bukur po vjen

Shpërndaje

Qytetarët shqiptarë pas një muaji intensiv të fushatës zgjedhore, do të zgjedhin me votën e tyre qeverinë e re, për katër vitet e ardhshme.

Mes figurave të njohura që kanë votuar tashmë, është edhe lideri I Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Pasi ka votuar, Berisha është shprehur se “deri tani votimi po ecën i sigurtë drejt fitores dhe fitorja po bëhet çdo orë më e e fuqishme”.

“Qytetari duhet të votojë që të firmosë ditën e sotme, një fitore madhështore për Shqipërinë dhe shqiptarët. Të votojë për sakrificat e tij. për familjen, fëmijët, nipërit, mbesat të votojnë për emigrantët shqiptarë që një regjim, një regjim në largim i bllokoi, shpiku karantinën si një mjet politik për të mos lejuar votimin e tyre, të votojë për të gjithë ata që i thonë lirisë liri dhe Shqipërisë Shqipëri”, tha Berisha.

Ai shtoi më tej:

“Rroftë fitorja. Deri tani votimi po ecën i sigurt drejt fitores. Me gjithë grahmat, përpjekjet, përpëlitjet antiligjore të pamoral të ikanakëve, fitorja po bëhet çdo sekondë, çdo orë më e madhe, më e bukur, më e fuqishme”.