Besimi: Me pakon e gjashtë të masave ju ofrojmë mbështetje direkte ekonomisë dhe kompanive
Sot në Qeverin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u miratua Pakoja e gjashtë e masave antikrizë – Për ekonomi më të qëndrueshme dhe mbështetje e ekonomisë.
Pakoja përbëhet nga 7 masa, me një vlerë totale prej 17.8 milion euro!
për afër 10.000 kompani
rreth 60.000 të punësuar
Linjë kreditore për mbështetjen e mediave gjithsej 1 milion euro me 0% normë interesi
Mbështetje për likuiditet për kompanitë gjithsej 2 milion euro
Mbështetje financiare prej ➡️9.9 milion euro për 🔼6000 punonjës të hotelerive rreth 🔼17.000 të punësuar
Mbështetje financiare për: pushimore private për fëmijë, klube nate, kënde për lojëra, restorante dasmash, event industria , qendra fitnesi, fotografë dhe studio të fotografëve 2.5 milion euro
Mbështetje financiare për agjencitë turistike Licenca A deri 5000 euro, Licenca B deri 2000 euro
Mbështetje financiare prej 30.750 denarë për muzikantë dhe guidët artistik
Kovid teste PCR falas për turistët që kanë qëndruar në Maqedoninë e Veriut
Pakoja e gjashtë e masave ka për qëllim vazhdimin e masave nga pesë pakot e mëparshme të masave, për ekonomi më të qëndrueshme dhe të zhvilluar.
Me pakon e gjashtë të masave ju ofrojmë mbështetje direkte ekonomisë dhe kompanive , me qëllim duke përmirësuar standartet dhe kushtet e qytetarëve.