Deputetët e VV-së po mbledhin nënshkrimet për seancën e zgjedhjes së Presidentes

Shpërndaje

Po mblidhen nënshkrimet për mbajtjen e Seancës së Jashtëzakonshme për të zgjedhur presidentin e ri të Republikës së Kosovës.

Nisma është ndërmarrë nga deputetët e Vetëvendosjes, pjesë e së cilit grup parlamentar është edhe znj. Osmani Sadriu – kandidate për presidente.

Ky lajm është mësuar nga burime të gazetës Indeks Online. Madje, besohet që nënshkrimet për kandidatët tashmë janë të gatshëm.

Seanca në fjalë pritet të mbahet po sot.

Në seancën aktuale të pranishëm 86 deputetë.