Digjën ‘motoçikletat’ e Zaevit dhe Filipçes (Video)

Shpërndaje

Në një aksion gueril të opozitës maqedonase u dogjën ‘motoçikletat’ e kryeministrit Zaev dhe ministrit Filipçe. Në fakt nuk ishin motoçikletat origjinale, por maketa të atyre që i përdorën në fundjavë Zoran Zaevi dhe Venko Filipçe.

Në protestën e VMRO-DPMNE’së para Ministrisë së Shëndetësisë u kërkua dorëheqja e ministrit Venko Filipçe për arsye, siç thonë protestuesit, vdekjen e mbi 4200 personave dhe për mënyrën se si po përballet shteti me krizën e pandemisë.