Donika Bakiu: Mallkimi i prindërve që po ua zbrazni shtëpitë do tu ndjekë nga pas kudo

Shpërndaje

Shkruan: Donika Bakiu

Fjala meritokraci moti kohë e ka humb vlerën në këtë vend! Dje ishte dikush që u deklarua si shqiptarë dhe zuri vendin e dikujt që e meritonte, sot është Enisi,Leotrimi, Shpëtimi, nesër do të jemi unë dhe ti ose kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi. Sa vend i mallkuar , sikur nuk funksionon asgjë. E tmerrshme kur mbi njëqind kushte të vendosin vetëm ta marrin atë që tanimë e kanë përzgjedhur ata nga lartë . Kështu përfundojnë të gjitha konkurset në shtetin tonë që vetëm shtet nuk do ta quaja.

Besoj se të gjithë e dimë punën e këtyre deklaratave të përkatësisë etnike në konkurse kemi parë shpesh në televisione se si Dragan Sërbinovski deklarohet shqiptar se si Tatjana e shumë të tjerë deklarohen shqiptarë kurse ne çfarë duhet të deklarohemi?! Po unë jam shqiptare madje kjo kuptohet prej emrit tim DONIKA edhe çfarë?! Gjejnë lloj lloj arsye vetëm e vetëm të thonë se nuk kërkojnë të tillë! Me këto kushte që i vendosin si kanë qejf ata,vetëm i eliminojnë ata që nuk duan t’i pranojnë e që realisht meritojnë të punësohen më shumë se ata që i duan ata. Për fat të keq gjithmonë pranohen ata që nuk kanë guxim as të hyjnë në intervista por ata e kanë të sigurt sepse të tillë janë “të fortë” kështu mbahen, nëse asgjë nuk fituam nga ky vend një gjë po përvojën e intervistave të kota kam qenë me qindra intervista ku nuk dinë as të të pyesin!

Për fat të keq na e fyejnë inteligjencën.

Gjatë realizimit të këtyre konkurseve, që nuk do t’i quajmë konkurse ne rezervojmë bileta për në Gjermani, Zvicër e kudo nëpër botë.E dini çfarë kur shqiptarët nëpër botë arrijnë majat ju këtu nuk duhet të shkruani statuse krenarie në facebook sepse ata mund t’i kishim këtu por nuk ishin të dëgjueshëm e të mirë për atë që kërkoni!

Kjo duhet të marrë fund! Shumë demotivim për rininë! Mallkimi i të rinjve dhe mallkimi i prindërve që po ua zbrazni shtëpitë do të vijë me ju kudo gjeneratë pas gjenerate!