Drejtori i Inspektoratit të Tregut nuk i do administratorët, Zaev paralajmëron se do ta shkarkoj

Shpërndaje

Edhe një zyrtar qeveritarë drejtë shkarkimit. Administratorët që vetëm kanë marrë paga dhe nuk kanë punuar e që së fundmi u shpërndanë nëpër disa institucione, ishin shkak për tensionim të raporteve mes kryeministri Zoran Zaev dhe drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski.

Kryeministri Zoran Zaev thotë se ka bazë të mjaftueshme për shkarkimin e drejtorin Paunovski. Sipas tij nuk është e lejuar polemizim publik nga personi i parë i këtij institucioni, si zyrtar shtetëror i emëruar nga Qeveria edhe pse e ka mik.

Zoran Zaev, kryeministër

“Nuk mund të lejohet komentim për diçka që është aq tranparente. Kjo është çështje që populli jonë pret ta zgjidhim. Ato persona duhet të shpërndahen. Gjithësej 1 349 ishin pjesë procesit, 1 182 e kanë pranuar shpërndarjen, nuk është çështja vetëm se a do ti pranoj institucioni apo jo, 13 vetë kanë dhënë dorëheqje, ndërsa 38 e kanë refuzuar transfer listën. Të gjithë ata janë qytetarë tanë. Deri tani kanë marrë paga dhe nuk kanë punuar asgjë. Ka hierarki, edhe pse bëhet fjalë për mikun tim, Stojo Paunovskin, principet janë të vendosura”.

Përndryshe ishte vetë drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski i cili i bëri thirrje kryeministrit Zaev që ta shkarkoj nëse ka nevojë, por nuk do të pranoj t’i punësoj administratorët. Ai për “Sloboden peçat”, tha se nuk dëshiron që një pjesë e 35 administratorëve të dërguar atje, t’i pranoj në institucionin që ai drejton sepse sipas tij, nuk janë të kualifikuar për ato vende që janë caktuar.

Stojko Paunovski, drejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Tregut

“Nëse kryemnistri Zoran Zaev nuk më kupton, nuk kam tjetër çfarë të them përveç se mund lirisht të më shkarkoj në seancën e radhës të Qeverisë. Më japin 35 persona nga Tetova, Gostivari, Kërçova dhe Struga, ndërsa ne nuk kemi nevojë për punësime të reja, por kemi në rajonin e Strumicës dhe në Maqedoninë Lindore. Këto të punësuar të rinj nuk kemi ku ti vendosim, nuk ka vend në zyrë, përsëri duhet të qëndrojnë në shtëpi. Puna jonë është në terren, në rrugë dhe jo në zyrë, nuk kemi ne nevojë për administratë”.

Më tej Paunovski ka thënë se për 12 administratorë që janë nga Fakulteti Ekonomik dhe Juridik, do ti pranoj, por të tjerët që janë me 180 kredi, Paunovski tha se mund vetëm të punojnë në administratë të thjeshtë, sepse janë me diplomë të kriminalistikës nga fakulteti i Ramiz Merkos./SHENJA/