E FUNDIT/ Numërohen 12 000 fletë votimi, sa morën PS, PD dhe LSI

Shpërndaje

KQZ ka numëruar më shumë se 12 007 fletë votimi deri më tani duke nxjerrë rezultatet e para në rang vendi.

Mësohet se deri më tani janë numëruar 12000 fletë votimi, nga të cilat 5814 ose 51.18 për qind janë për Partinë Socialiste; 4416 ose 38.87 për qind janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 825 vota ose 7.26 për qind janë për LSI-në.

Me hapjen e më shumë kutive të votimit, sistemi do të pasurohet edhe më tepër duke nxjerrë një pasqyrë më të plotë të rezultatit të votimit gjatë ditës së djeshme.

Ky është linku ku mund ta ndiqni LIVE numërimin e votave nëpër krejt Shqipërinë: KLIKO KËTU