E RËNDË, një person hyn me makinë në sheshin Skënderbej, rrezikon jetën e qindra qytetarëve! (Video)

Shpërndaje

“Çmendet” shoferi! Një automjet i aksidentuar hyn në sheshin “Skënderbej” – Tiranë dhe nis të bëjë drift në mes të sheshit duke rrezikuar jetën e qytetarëve që po kalonin por edhe të tjerëve që ishin mbledhur për të bërë vaksinën pranë tendave të ngritura nga Ministria e Shëndetësisë.

Makina ka thyer barrierën nga ana e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe ka hyrë në shesh, teksa është bllokuar nga policia.

Shoferi është nxjerrë zvarrë nga mjeti nga efektivë të Policisë së Shtetit që u ndihmuan nga kalimtarë të rastit.