Elmi Aziri: Projekti për linjë të shpejtë të transportit diskriminon banorët shqiptarë të Shkupit

Shpërndaje

Deputeti i Kolaicionit Aleanca dhe Alternativa Elmi Aziri përmes një konference për media ka folur për projektin e paralajmëruar nga Qeveria dhe qyteti i Shkupit për një linjë të shpejtë transporti publik në qytetin e Shkupit.

Aziri ka thënë se egzistojnë dyshime të bazuara se ky projekt është diskriminues sidomos ndaj banorëve shqiptarë për faktin se traseja ku parashihet të kaloj kjo linjë anashkalon në përgjithsi lagjet e banuara kryesisht me shqiptarë siç janë Çairi dhe Saraji.

Aziri: Paramendoni, për vetëm një kilometër është lënë jasht përfshirjes Komuna e Sarajit,linja përfundon në “Porta Vllae” që është vetëm një kilometër larg Sarajit.

Por nuk është vetëm Saraji,sipas ligjit që ka kaluar në komision parlamentarë për huamarrje për projektin në fjalë,thotë se kjo linjë do të kaloj vetëm në bulevarde, e meqë Çairi nuk ka asnjë bulevardë atëherë i bie që kjo linjë nga Buteli përmes Çairit dhe Bit Pazarit nuk do të mundë të realizohet dhe kjo është argument i mjaftueshëm për të konstatuar se ky projekt është diskriminues për Shqiptarët edhe pse huaja që do të merret janë para të gjithë qytetarëve pa dallim.

Koalicioni Aleanca dhe Alternativa shprehë keqardhje që kjo Qeveri,kjo garniturë qeverisëse po vazhdon me diskriminimin e qytetarëve edhe në aspekt të investimeve siç është rasti me linjë e shpejtë të autobusëve për të cilën po flasim sot, ka deklaruar Deputeti Elmi Aziri.