“Është karrige e rëndë kjo”, Rama i liron vendin fermerit: Tregoja pak analistëve sa punë ke

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama shkëmbeu batuta me disa nga fermerët në Moravë. Rama i kërkoi të fliste për aktivitetin e tyre në fushën e tregtimit të produkteve të fshatit. “Tregoja pak analistëve që flasin nga klubet e natës në televizor”, tha Rama.

Në momentin ku njëri prej tyre nisi të falenderonte Partinë Socialiste, Rama e ndërpreu duke i kërkuar të mos flasë si politikan por si fermer.

Në fund Rama e ftoi në karrigen e tij. “Është një çikë karrige e rëndë”, ia ktheu me batutë fermeri.