Filipçe: Sot pranojmë 2 mijë vaksina kineze, donacion nga Abu Dabi

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se gjatë ditës së sotme në vendin tonë pritet të arrijnë 2 mijë vaksina kineze kundër Covid-19, donacion nga Abu Dabi. Filipçe tha se që nga muaji shkurt, Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në vendin tonë ka punuar për realizimin e këtij donacioni.

“Sot do të arrijë një donacion me vaksina kineze. Dy mijë, që do të arrijnë në Aeroportin e Sofjes, ndërsa gjatë ditës do të mbërrijnë në vendin tonë. Kemi organizuar transportin. Tashmë automjeti është nisur për në Sofje”, tha mes tjerash ministri Filipçe.