Filloi protesta e VMRO-DPMNE-së për “27 Prillin”

Shpërndaje

VMRO-DPMNE sot proteston në mbështetje të të dënuarve për ndërhyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 Prill, 2017. Protesta filloi para Qeverisë dhe do të mbaroj para Kuvendit.

Në marshin protestues dëgjohen këngë nacionaliste maqedonase, ndërsa mund të lexohen edhe parrollat “Liri për patriotët maqedonas”, “Liri për Goran Angllov”, “Liri për Igor Jug”.

Ndryshe, në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit, me 211 vite burg morën 16 të akuzuar, ndërsa në shkurt të këtij viti, Gjykata e Apeli i uli dënimet në 188 vite burg për të akuzuarit.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski bashkërisht me nënkryetarin e partisë, Aleksandar Nikolloski, sekretarin e Përgjithshëm, Gjorgjija Sajkovski, deputetët Ane Lashkoska, Vllado Misajllovski dhe Bojan Stojanoski u bashkëngjit në protestën ku kërkohet lirimin i të dënuarve për ngjarjet e 27 prillit.

“Japim mbështetje dhe kërkojmë lirimin e mbrojtësve të Kushtetutës, ata nuk mund të jenë terroristë, ata janë qytetarë të ndershëm të këtij vendi”, shkroi Mickoski në “Facebook”.