Grubi për Klan Kosova: Shqiptarët fitojnē nga zgjatja e periudhës për regjistrim

Shpërndaje

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka folur Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ku është diskutuar procesi i Regjistrimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Nuk humbet asnjë numër, rreth 180 mijë qytetarë janë regjistruar nga diaspora, shumica prej tyre shqiptarë dhe këto rezultate janë valide dhe do të vazhdojnë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare”, ka theksuar kështu Grubi.

I pyetur se a ka qenë vendim i drejtë shtyerja e këtij procesi për muajin shtator për shkak të situatës shëndetësore, ai ka theksuar se tashmë vendi ka nisur me vaksinimin e qytetarëve të cilët do të imuizohen dhe do të jenë më vigjilent gjatë procesit të regjistrimit.

“Pa asnjë dyshim se do të ritet imunizimi masiv i qytetarëve sepse sapo kemi nisur sot dhe do të vazhdojmë me vaksinimin e regjistruesve bashkë dhe me qytetarët dhe nuk ka ndonjë gjë që do humbim me shtyerje pasiqë qytetarët do të jenë më vigjilent dhe nuk do duhet të kenë frikë nga shpërndarja e virusit në momentet kur regjistruesit do të shkojnë shtëpi në shtëpi dhe në anën tjetër shpresojmë që edhe opozita të mos bojkotojë punën pasiqë realizohet si proces pas 20 viteve e që ka rëndësi të madhe për zhvillimin e politikave në vend”, ka thënë mes tjerave Grubi.

Më tej Grubi tha se do ketë në dispozicion një periudhë më të gjatë kohore që e gjithë diaspora të regjistrohet përfshirë këtu edhe fëmijët e vegjël që ende nuk kanë dokumentacione.

“Vlerësoj se kemi fituar një periudhë më të gjatë për 6 muaj të regjistrojëm diasporën dhe kanë kohë të regjistrohen dhe këtu në vend bashkë edhe me fëmijët që nuk janë pajisur me dokumentacione”, ka vlerësuar Grubi.

Ndërkohë që i pyetur se sa është i kënaqur me përkrahjen e procesit dhe sa mund të jetë numri total i të regjistruarve në diasporë, ai shtoi se përqindja pritet të rritet.

“Jam shumë i kënaqur me përkrahjen përfshirë dhe mediat në këtë process të regjistrimit, sipas të dhënave pjesa dërmuese e të regjistruarve janë shqiptarë dhe presim diku 250 mijë kurse bashkë me popullatën rezidente në vend të kemi përindje më të madhe se 25%, në qoftë se shohim rezultatet e regjistrimit të nxënësve të vegjël në shkolla dhe nataliteti i shqiptarëve ndërvite që është në rritje sigurisht që presim rritje të numrit, sa nuk e di sa mund të jem i saktë por nëse vazhdon ky mobilizim nuk do kem dyshim se do mbetet ndonjë shqiptarë pa u regjisteuar sepse ky nuk është proces statistikor por edhe politik”, ka theksuar për fund Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.