Halil Kastrati bashkë me Bekim Jasharin vizitë te kryeministri Albin Kurti

Shpërndaje

Bashkë me kryetarin Bekim Jashari ishim në vizitë te kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

I uruam për detyrën e marr dhe njëkohësisht iu dëshiruam punë të mbarë në angazhimet e tyre shtetërore.

Ndërsa i shprehim vullnetin dhe dëshirën tonë për të bashkëpunuar ngushtë në projektet që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Populli u dha besimin, andaj lusim Zotin që të ndryshojë për së miri gjendja dhe të zbuten sado pak hallet dhe brengat e të gjithë qytetarëve.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!