Halil Kastrati: Nënshkruam memorandum bashkëpunimi me komunën e Suharekës dhe Gjakovës (Foto)

Shpërndaje

Humanisti i Jetimave te Ballkanit, Halil Kastrati njofton se sot ka nënshkruan dy memorandume bashkëpunimi njëra me komunën e Suharekës ku do të ndërtojnë 15 shtepi te reja dhe tjera me komunën e Gjakovës ku do të ndërtohen edhe 10 shtëpi të reja.

Postimi nga Halil Kastrati në Suharekë:

Edhe 15 shtepi te reja ne komunen e Suharekes!

Sot nenshkruam memorandum bashkepunimi me kryetarin e komunes se Suharekes z. Bali Muharremaj per ndertimin e 15 shtepive te reja ne kete komune per familjet nevojtare.

Komuna do te partecipon me shumen prej 5 mije euro per secilen shtepi ndersa pjesen tjeter donatoret permes shoqates sone.

Bamires, Zoti kurre mos ju humbte!

Postimi nga Halil Kastrati në Gjakovë:

Memorandum bashkepunimi edhe me Gjakoven!

Bashke me kryetarin e komunes se Gjakoves z. Ardian Gjini sot nenshkruam marreveshjen per ndertimin e 10 shtepive ne kete komune per familjet nevojtare.

Komuna e Gjakoves do te partecipon me shumen prej 5 mije euro per secilen shtepi ndersa pjesen tjeter donatoret permes shoqates sone.

Bamires, Zoti kurre mos ju humbte!