Halil Snopçe: Skafanderët në Kuvend për të mbuluar “rezillëkun” me shtyerjen e regjistrimit

Shpërndaje

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe i ftuar në “Rruga Drejtë” me Arta Tahirin, lidhur me ngjarjet në Kuvend rreth miratimit të pakos së pestë ekonomike ka deklaruar se, sjellja e deputetëve në Kuvend me skafander ishte një teatër në regji të Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, në fakt me regjinë e tijë kishte për qëllim të mbulojë “rezillëkun” që ndodhi me shtyerjen skandaloze të regjistrimit.

Dëshmi për atë se kjo ishte vetëm një teatër janë votat me të cilat u miratua pakoja e pestë,me gjithsej 115 vota pro. Prandaj nuk mban asnjë arsyetim tjetër tjetër përveç se pushteti dëshiroi të demonstrojë forcë, duke detyruar kolegët tanë që të dalin nga izolimi e me këtë edhe të shkelin ligjin, gjë e cila apsolutisht ishte e panevojshme sepse koalicioni jonë kishte njoftuar publikisht një ditë më parë se do të krijojmë kuorum edhe për seancën e 32 për të cilën insistonte Talat Xhaferi. Ka deklaruar Halil Snopçe në Alsat-M.