Hapet linja ajrore Kosovë-Suedi, fluturimet fillojnë nga kjo ditë

Shpërndaje

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se është hapur linja e re me Suedinë.

Sipas njoftimit kjo linjë do fillojë nga 12 qershori i këtij viti dhe fluturime parashihet të ketë dy herë në javë.

“Linjë e re me Suedinë

Duke filluar nga 12 Qershor 2021, udhëtarëve tanë iu ofrohet edhe linja e re nga ANP ‘Adem Jashari’ dhe Aeroporti Växjö Småland me operatorin GP Aviation. Kjo linjë ka paraparë fluturimet e saj dy herë në javë , të enjten dhe të dielen dhe me kërkesa të mjaftueshme do të vazhdoj gjatë tërë vitit”, thuhet në njoftim.