Harxhimet e transportit për deputetët, “E Majta”: Shpenzimet sa biletat e autobusit

Shpërndaje

Deputetët e partisë “ E Majta”, dortëzuan sot në kuvend një propozim ligj që parasheh ulje drastike të shpenzimeve të udhëtimit pr deputetët.

Ligji propozon një ulje katërfish të kostove aktuale të udhëtimit – nga 20 përqind në 5 % të çmimit të shitjes për litër karburant për kilometër – që, në praktikë, do të thotë që kostot e udhëtimit të ulen në koston reale të biletës rrugore në qytet transporti, deklaroi kreu i së majtës, Dimitar Apasiev sipas tij, ky projektligj është rezultat i një analize të gjerë krahasuese ligjore të rregulloreve të vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor. Kjo analizë në muajt e fundit u krye nga ekipi ynë juridik, i cili vetëm konfirmoi faktin famëkeq se Republika e Maqedonisë, për një mandat në Parlament, mban rekordin në në Europën Juglindore, sa i përket parave publike të shpenzuara për shpenzimet e udhëtimit të deputetëve, tha Apasiev.