Haxhiu: Mërgatës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada e konsullata, kjo s’ka pse e frikëson askënd!

Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dal me një reagim pas kritikave ndaj iniciativës për ndyrshimin e Ligjit për Zgjedhje.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se mërgatës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada e konsullata dhe sipas saj kjo s’ka pse e frikëson askënd.

“Kur thërrisnin seancat e jashtëzakonshme për të jetësuar projektet e dëmshme, nuk i kishin fare problem procedurat e përshpejtuara, as a bëheshin ditën a natën. Tani kur në procedura të përshpejtuara po procedohet projektligji që njeh të drejtën e mërgatës për të votuar në ambasada dhe konsulata e quajnë shantazh, kërcënim, autokraci, anarki, arbitraritet dhe gjithçka tjetër!

Nëse për diçka është shtjerrur debati, është pikërisht kjo çështje, pasi që është hera e tretë që i njëjti po procedohet në Kuvend dhe përveç kësaj debatet për këtë kanë nisur kaherë sepse është kërkesë e vazhdueshme e mërgatës tonë.

Mërgatës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada e konsulata dhe kjo s’ka pse e frikëson askend!”./Zëri