Heroi i ditës merr vëmendjen e politikës, fotografi me Ramën

Shpërndaje

Klodian Elqeni, është padyshim heroi i ditës së sotme. I riu ndaloi një makinë që kishte hyrë në sheshin “Skënderbej” dhe po rrezikonte jetën e qytetarëve, duke parandaluar kështu një incident që mund të kishte pasoja fatale.

Ngjarja, e cila ndodhi pikërisht në ditën e zgjedhjeve parlamentare, mori edhe vëmendjen e politikanëve.

Kështu, menjëherë pas incidentit, Elqeni u shfaq në zyrën e Partisë Socialiste krah kryeministrit Edi Rama, që e ka quajtur të riun hero.

Po ashtu, për ngjarjen ka reaguar dhe presidenti Meta, i cili shprehu mirënjohjen për Klodianin duke e cilësuar atë si një shembull frymëzues.

“Falënderim dhe mirënjohjen më të thellë për aktin heroik të Klodianit, i cili shpëtoi sot jetën e dhjetëra qytetarëve dhe parandaloi një ngjarje tepër të rëndë në Sheshin “Skënderbej”.

Sot, në Ditën e Sovranit, të Demokracisë dhe të Qytetarisë, akti i tij është një shembull frymëzues për të gjithë! 🇦🇱”, shkruan Meta.