Ilire Dauti pyet Kryeministrin: Kur do ti marrin paratë bujqit e Haraçinës dhe Gazi Babës

Shpërndaje

Deputetja Ilire Dauti i ka parashtruar pyetje Kryeministrit Zoran Zaev,në seancën e sotme për pyetje të deputetëve lidhur me mos pagimin e dëmeve ndaj bujqëve nga Haraçina dhe Gazi Baba,për dëme të shkaktuara vitin 2018.

Deputetja Dauti ka thënë se bëhet fjalë për 246 lëndë të cilat kanë mbetë të bllokuara pa ndonjë arsye dhe për pasojë 246 familje kanë mbetur pa paratë e tyre.

Dauti: Në i kemi takuar këtë bujqë dhe i kemi dëgjuar hallet e tyre, besoj edhe Ju i nderuar Kryeministër i keni takuar këta bujqë, dhe është shumë më rëndësi që këta bujqë ti marrin paratë e tyre.

Ne si Koalicion Aleanca dhe Alternativa qëndrojmë në dispozicion nëse ka nevojë edhe për ndërhyrje ligjore me qëllim që sa më shpejtë të marrin paratë këta bujqë.

Rrjedhimisht, pyetja ime është drejtuar Kryeministrit Zoran Zaev dhe Ministrit të Bujqësisë Arianit Hoxha : Kur do ti marrin paratë bujqit nga Haraçina?

Pyetjes i është përgjigjur Minstri i Bujqësisë Arianit Hoxha i cili nuk ka dhënë një afat ose kohë se kur do ti marrin paratë bujqit e Haraçinës dhe Gazi Babës. Ministri Hoxha ka thënë se në 2019 ka ndodhë ndryshim i ligjit dhe tani kompetentë për dëmshpërblim i kalon Drejtorisë për Menaxhim me kriza. Hoxha ka thënë se Qeveria ka sjellë vendim që të gjithë këto lëndë të rishqyrtohen nga komisioni qeveritarë për vlersim,ka thënë Ministri Hoxha.