Jo të gjithë e dinë se Kërçova ka Liqen! Peshkatarët kujdesen me vetiniciativë

Shpërndaje

Të paktë janë ata që e dinë se Kërçova ka një liqen.

Ky është Liqeni i Osllomesë i cili për momentin përdoret vetëm për peshkim. Perimetri i këtij liqeni është rreth 4 km dhe thuhet se ka thellësi prej 60 metrave. Uji i tij është shumë i pastër sepse qarkullon gjatë gjithë kohës. Por në këtë liqen nuk është investuar asgjë nga autoritet për mirëmbajtën dhe rregullimin e tij si një pasuri e veçantë natyrore.

Për këtë liqen për momentin me vet dëshirë kujdeset organizata “Hunter Fich” – Kërçovë.

Besmir Elezi nga kjo organizatë thotë se herën e parë e kanë populluar liqenin me 400 kg peshk, ndërsa herën e dytë me 800 kg

“Ta kthejmë këtë liqen në një pikë atraksioni jo vetëm për peshkatarët, por që të mund ta shfrytëzojë çdo kush që ec, të dale një ditë pikniku etj.(ngjitje-02:24-00:47)) Ka shumë mangësi, duket të kenë interes edhe institucionet, sepse ne si shoqatë nuk mund ta arrijmë atë pikë qëllimi që kemi, por do të vazhdojmë me iniciativat tona”, tha Besmir Elezi – Kryetar i Shoqatës “Hunter Fish”.

Peshkatari që e takuam tha se këtë liqen duhet ta ruajmë si një gurë të çmuar, andaj tha se fillimisht duhet të ndërtohet infrastruktura rrugore. Ai kërkon ndihmë nga të gjithë që këtë liqen ta bëjnë 100% funksional.

“Ky liqen fillimisht ka nevojë për rrugë të arritshme, sepse e shihni si është rrethi, për peshqit u kujdesëm ne vetë, na duhen elemente lidhëse siç janë objektet që janë për peshkatarët, për turistët, ata që bëjnë pushim vikendi.(ngjitje) Vijmë nga 2 ose 3 herë në javë, disa kolegë vinë çdo ditë”, u shpreh një peshkatar.

Kamera e TV21 rreth rrugës që të çon drejt liqenit xhiroi edhe disa mbeturina të hedhura nga banorët

“Kemi edhe ashtu raste, ne kemi bërë afër 7 aksione për pastrimin e bregut të liqenit, tani më kemi edhe aksion për mbjelljen e pishave”, shtoi kryetari i Shoqatës “Hunter Fish”.

Për këtë liqen edhe në internet nuk ka shumë inflamacione. Personat të cilët kalonin kohë aty thonë se këtë madhësi liqeni e ka arritur në 20 vitet e fundit dhe se brenda liqenit ka burime të cilat e qarkullojnë ujin, ndërsa një pjesë derdhet në lum, sepse në të kundërtën ky liqen mund të zgjerohet edhe më shumë./TV21