Këta janë 11 emrat e kandidatëve për kryetar të Kushtetueses: Mes tyre edhe analisti i njohur

Shpërndaje

Sot ka përfunduar afati i thirrjes publike për një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. E Kuvendi i Kosovës ka publikuar listën e plotë të kandidatëve që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë Gjykatës Kushtetuese.

Në listën e publikuar janë gjithsej 11 kandidatë që synojnë të bëhen gjyqtar të Kushtetueses.

“Deri më sot në orën 16:00, kanë aplikuar 11 kandidatë: Vigan Qorrolli, Hava Bujupaj-Ismajli, Shukri Sylejmani, Gjylbehare Murati, Hashim Çollaku, Hilmi Jashari, Valbona Shala-Thaqi, Visar Morina, Haxhi Xhemajli, Zef Prenrecaj dhe Ramadan Gashi”, thuhet në listën e publikuar të Kuvendit.

Tutje thuhet se Kuvendi është duke pritur edhe nominime të tjera eventuale nëpërmjet postës.

“Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarve do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Qorrolli mes këtyre emrave kishte qenë edhe analist politik në debatet e ndryshme.