Komisioni mbylli debatin për regjistrimin, 200 amendamente e opozitës shqiptare nuk u shqyrtuan

Shpërndaje

Ja çka ndodhi në komisionin për çështje evropiane:

Para pak çaste ka filluar punën komisioni për çështje evropoane në komisionin amë për propozim ndryshimin e ligjit për regjistrim.

Kryetari i Komisionit Arbër Ademi pasi ka hapur mbledhjen e komisionit ka lexuar letrën e Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi i cili i ka rekomanduar Komisionit që të hudhë poshtë dhe mos të pranojë amandamentet e parashtruara nga opozita shqiptare ASH-AA.

Përfaqësi i Koalicionit Aleanca dhe Alternativa Deputeti Halil Snopçe ka akuzuar Kryetarin e Kuvendit Xhaferi se po e pamundëson debatin dhe të drejtën opozitës për të parashtruar amandamente.

Në shenjë proteste Deputeti Snopçe ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për çështje evropiane ku po diskutohet çështja e ndryshimit të ligjit për Regjistrimin me të cilin shtyhet regjistrimi dhe nuk dihet si do të jet fati i 200 mijë mërgimtarëve që tani më janë regjistruar përmes platformës online.

Ndryshe sot 95 deputetë miratuan nevojën e ndryshimit të ligjit për regjistrimin e popullsisë kurse 7 prej tyre u deklaruan kundër. Propozim ndryshimi ligjor parashikon shtyrjen e regjistrimit të popullsisë brenda vendit për në shtator. Opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për ta kundërshtuar atë dorëzuan 200 amendamente të cilat u cilësuan si të parregullta nga aspekti formal për t’u shqyrtuar në Komisionin për çështje evropiane. Nuk u pranuan as tre amendamentet e “Të majtës”. Pas komisionit, procedura kalon për votim përfundimtar në seancë plenare.

Komisioni mbylli debatin për regjistrimin, 200 amendamente e opozitës nuk u shqyrtuan

Arsyeja është kryekëput politike dhe kryekëput në dëm të shqiptarëve. Për arsye se realisht të gjithë subjektet politike, të gjithë shqiptarët, të gjithë faktorët relevant u angazhuan që diaspora shqiptare në mënyrë masive të regjistrohet. Andaj i lus dhe kërkoj nga deputetët e BDI-së të mos e përkrahin këtë propozim-ligj, të mos lejojmë që të na përsëritet 2011-2012- deklaroi Skender Rexhepi, koordinator i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Propozim-ligji nuk e ndërpret procesin e regjistrimit të diasporës por përkundrazi, propozim-ligji një fjalë që është sot në votim, përskaj afatit 1 mars-21 prill e vazhdon afatin e regjistrimit të diasporës deri në afatin kur duhet të mbarojë regjistrimi brenda vendit më 30 shtator- tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Nisma për shtyrjen e regjistrimit erdhi pas takimit të liderëve Zaev dhe Mickoski, të hënën. Ajo ndryshon datat e zbatimit të regjistrimit në terren kurse parashikon që regjistrimi elektronik i diasporës të vijojë deri në përfundim të shtatorit.

Po si rezultat i takimit të liderëve, në Kuvend u procedua edhe nisma për ndryshimin e Kodit zgjedhor. Ajo ka të bëjë me krijimin e kushteve ligjore për përdorimin e terminaleve për shenjat e gishtave gjatë votimit si dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale për në gjysmën e dytë të muajit tetor. Nevoja për ndryshimin e Kodit zgjedhor u votua unanimisht nga të gjithë deputetët prezent në sallë dhe shqyrtohet më tej në Komisionin për sistem politik.