Konjufca shpreson që Sllovakia në një të ardhme të afërt do ta njoh Kosovën

Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, i cili e ka uruar për detyrën e re dhe konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Konjufca e falënderoi Kostilnik për urimin dhe shprehu interesimin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Duke folur për mundësitë e bashkëpunimit, kryeparlamentari shfaqi shpresën se në një të ardhme të afërt zgjerimi i marrëdhënieve bilaterale do të kulmojë me njohje të Kosovës nga Sllovakia.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike, situatën me pandeminë, si dhe masat e ndërmarra për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19.

Lajmi: Kryekuvendari Konjufca priti në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë