Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu: Nisëm me punimet e rikonstruimit dhe asfaltimit të rrugës së Çiflikut!

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në postimin e tij në rrjetin social njofton me nisjen e punimeve për rikonstruimin dhe asfaltimin e rrugës së Çiflikut, transmeton ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Skemi kohë për t’u ndalur!

Nisëm me punimet e rikonstruimit dhe asfaltimit të rrugës së Çiflikut!

Një rrugë që për herë të fundit ishte asfaltuar në vitin 2002.

Vazhdojmë më tej e gjithandej!

#Punë #joFjalë #komunaezhelines #çiflik #ciflik

Gjithashtu dy ditë më parë ka njoftuar se ka aplikuar në Bankën Botërore për realizimin 5 rrugëve të fituara nga kjo Bankë, implementuar nga Ministria e Trasportit dhe Lidhjeve.

Më poshtë i keni detajet:

Sot, aplikojmë në Bankën Botërore për #realizimin 5 rrugëve të fituara nga kjo Bankë, implementuar nga Ministria e Trasportit dhe Lidhjeve.

Rrugët të cilat përfshihen në këto projekte të fituara nga Komuna e Zhelinës janë:

Rruga lokale Zhelinë》Pallaticë me gjatësi prej 1870 m dhe gjërësi 5.5 m;

Rruga lokale Pallaticë》Uzurmisht me gjatësi prej 1600 m dhe gjërësi prej 5.5 m;

Rruga lokale brenda Kapazhdollit me gjatësi 900 m dhe gjeresi 4.2 m;

Rruga lokale Zhelinë 2A m gjatësi prej 660 m aksi kryesorë dhe 200 m gjatësi aksi nr.1.

Gjërësia e rrugës do të jetë nga 3.5m deri 5 m;

Rruga lokale brenda Treboshit me gjatësi 619 m dhe gjeresi prej 5.5 m.

Bëjmë përpjekje që sa më shpejtë të nisim me realizmin e këtyre rrugëve.