Kurti: Pasi të kthehem nga Brukseli do të paraqes programin qeverisës katër vjeçar

Shpërndaje

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti, ka thënë se pasi të kthehet nga vizita në Bruksel ku është thirrur që të diskutojë për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, do të paraqes programin qeverisës katër vjeçar.

Në llogarinë e tij në Twitter, ka përmendur programin për krijimin e vendeve të punës dhe luftimin e korrupsionit.

“Ne jemi në ditët e fundit të finalizimit të qeverisë sonë. Program për 4 vitet e ardhshme, i përqendruar në investime për krijimin e vendeve të punës dhe drejtësinë për të luftuar korrupsionin. Menjëherë pasi të kthehem nga Brukseli javën tjetër, ne do të paraqesim programin në parlament për miratim dhe do të fillojmë axhendën tonë transformuese”, thuhet në postimin e tij.