Kush është deputetja e PDK që iu bashkua Vetëvendosjes dhe mori pjesë në votimin për President

Shpërndaje

Deputetja nga radhët e PDK-së, Adelina Grainca ishte e pranishme në sallën e Kuvendit ku u zhvillua votimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Ajo u ul pranë deputetëve të LVV-së. Burime për Top Channel bënë me dije se Grainca kaloi në LVV dhe si rrjedhojë, partisë Lëvizja Vetëvendosja iu bënë 59 deputetë në Kuvend, ndërsa PDK ra në 18.

Kujtojmë se në raundin e tretë dhe të fundit për votimin e Presidentit të Kosovës, u zgjodh Vjosa Osmani me 71 vota pro.

Nga 82 deputetë që morën pjesë në raundin e dytë të votimit, 11 vota ishin të pavlefshme, 67 vota ishin për Vjosa Osmanin dhe 4 vota për Naser Bejtën.

Ndërsa në raundin e parë, morën pjesë 81 deputetë dhe 12 vota ishin të pavlefshme ndërsa 69 ishin për Vjosa Osmanin./TCH