Ky është autori i su.lmit në xhami që pl.agosi me thi.kë 5 persona në Tiranë

Shpërndaje

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës në ambientet e xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka pl*agosur me mjet pr*erës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lë*nduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rre*zikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi he*timor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarje.