LAJMI I FUNDIT: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi pakon e 5 ekonomike

Shpërndaje

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka votuar ndryshimet ligjore me të cilat u mundësohet kompanive dhe qytetarëve që të marrin ndihmën nga shteti për tu përballur me krizën e shkaktuar nga pandemia me koronavirus.

Pas shumë diskutimeve dhe vonesave, në Kuvend, këto ndryshime ligjore u votuan njëzëri.

Ligjet u votuan nga 113, gjegjësisht 114 dhe 115 deputetë “Për”, kundër asnjë dhe të përmbajtur nuk kishte asnjë.