Mickoski: Me Zaev jemi dakorduar që diaspora vetëm të evidentohet!

Shpërndaje

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka komentuar deklaratën e deputetit të BDI-së, Izet Mexhiti ku thotë se “nuk do të votojë paktin Zaev-Mickoski për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë”.

Mickoski në ClickPlus tha se ai dhe Zaevi nuk bënë pakte, por se sollën zgjidhje në interes të qytetarëve.

“Ne nuk punojmë nën pakte. Së paku për vete flas, ne nuk punojmë për pakte, por në interes të qytetarëve. Kjo po ndodh edhe me Ligjin për regjistrim. Pakte dhe të tilla në fjalor nuk dua të përdor, se çfarë ka menduar, mendoj se duhet të pyesni atë”, tha Mickoski.

Por, paraprakisht, Mickoski deklaroi se me Zaevin janë marrë vesh që diaspora të evidentohet, dhe jo regjistrohet.