Ndërron jetë ish-Prokurori Publik Marko Zvërlevski

Shpërndaje

Pas një sëmundje të shkurtër sot në Shkup në moshën 60 vjeçare ka vdekur Marko Zvërlevski, ish-prokurori publik i Republikës së Maqedonisë.

Zvërlevski ka lindur më 4 dhjetor të vitit 1960 në Dibër.

Në periudhën prej viteve 2000 – 2005 ka qenë zëvendësprokuror në Prokurorinë Themelore Publike. Në fund të vitit 2005 kaloi në Departamentin e Prokurorisë Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dhe pas transformimit të këtij departamenti, ai u zgjodh Prokuror Publik në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ndërsa nga nëntori i vitit 2009 deri në janar të vitit 2013, e ka drejtuar Prokurorinë Themelore Publike – Shkup. Në janar të vitit 2013, ai u emërua kryeprokuror Publik i Republikës së Maqedonisë, detyrë kjo që e ushtroi deri në gusht të vitit 2017.

Nga viti 2009 deri në shtator të vitit 2015 ai ishte kryetar i Shoqatës së prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.