Ndërron jetë Prim. Dr. Mahir Iseini nga Gostivari

Shpërndaje

Ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës mjeku nga Forina e Gostivarit, Mahir Iseni, njofton Arben Taravari.

Prim. Dr. Mahir Iseini ishte një profesionist, humanist dhe aktivist i palodhur për mbi dyzet vite. Ishte autor i disa librave shkencore.

Krahas aktiviteteve profesionale, Iseini ka qenë anëtar i rregullt i Organizatës Humanitare “El Hilal” ku dhe ka ushtruar postin e nënkryetarit.

Ishte anëtar i Komitetit nacional për mbrojtje nga Sida dhe Tuberkulozi si dhe anëtar i kryesisë qendrore të asociacionit të njerëzve me diabet.

Në politikë ka qenë i angazhuar në fillimit të viteve të 90 –ta në Partinë Demokratike Popullore. Ka qenë për dy mandate me radhë këshilltarë komunal.

Mahir Iseini ka lindur në fshatin Forinë të Gostivarit. Fakultetin e Mjekësisë e ka kryer në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin në Qendrën Klinike të Shkupit.

Njoftimi nga Arben Taravari KËTU