Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës, Osmani në takime me Kurtin, Osmanin, Konjufcën dhe Gërvallën (Foto)

Shpërndaje

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takime të ndara me Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministrin Albin Kurtin, njofton ALBAZONE MEDIA.

Gjatë takimeve, në tryezë u vendosën temat për të ardhmen e rajonit e që kanë në fokus bashkëpunimin rajonal, me çka Osmani e riafirmoi mesazhin se perspektiva euroatlantike dhe integriteti i tërë rajonit mbetet përcaktim i paluhatshëm i të dy vendeve.

Takimi me Albin Kurtin:

Mbajtja e Seancës së përbashkët qeveritare mes dy vendeve në periudhë sa më të shpejtë që është e mundur, nënshkrimi i Marrëveshjeve për bashkëpunim bilateral mes resorëve të linjës, projektet për lidhje infrastrukturore- autostrada Shkup- Bllacë dhe autostrada Tetovë – Prizren, si dhe rritja dhe përmirësimi i kapaciteteve në pikat kufitare mes dy vendeve, ishin vetëm disa nga temat e diskutimit me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti. U dakorduam se integrimi evropian i të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor është e vetmja forcë transformuese e cila sjell paqe të përhershme dhe prosperitet në rajon.

Takimi me Glauk Konjufcën:

Në Prishtinë në takim edhe me Kryeparlamentarin Glauk Konjufca. U dakorduam se intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar mes dy Parlamenteve është i domosdoshëm, por gjithsesi e interesit të përbashkët është edhe zhvillimi i përgjithshëm i raporteve mes 🇲🇰 🇽🇰.

Takimi me Vjosa Osmanin:

Takim dhe diskutim produktiv me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani- Sadriu gjatë vizitës zyrtare në Kosovë. Zhvillimi i raporteve 🇲🇰 🇽🇰 dhe bashkëpunimi rajonal ishin në fokusin tonë, me ç’rast riafirmuam porosinë se perspektiva euro- atlantike dhe integrimi i rajonit në përgjithësi mbetet përcaktim i paluhatshëm i të dyja vendeve.

Takimi me Donika Gervallen:

Urime për funksionin e ri të koleges sime, Zëvendëskryeministres dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz. Raportet tona miqësore, të afërta dhe stabile, krijojnë ardhmëri prosperuese 🇪🇺 për qytetarët tanë pa dallim se në cilën anë të kufirit gjenden.