“Në Maqedoni ka 1 milion e 200 mijë muslimanë, prej tyre 1 milion janë shqiptarë”

Shpërndaje

Shkruan: Arbër Çeliku

Përse po hesht në vazhdimësi BFI-ja për numrin real të shqiptarëve në RMV?!

E kam thënë dhe po e them sërish: mbase shtetit dhe politikës u pengon numri real i shqiptarëve në RMV se jua përmbys gënjeshtrën dhe mashtrimin shekullor, por BFI-ja e ka për detyrë kombëtare të dalë dhe të tregojë realitetin se të gjithë ne paguajmë anëtarësim për shekuj me radhë…

Po e përsëris apelin tim para 2 vjetësh nëpër media:

“Numrin e saktë të shqiptarëve në RMV më mirë se BFI-ja nuk e di askush, sepse denbabaden ne paguajmë hoxhallëk, por ja që nga aty ende asnjë haber; madje as ata, të cilët nuk paguajnë ndodhen në defterin e BFI-së, sepse ka pasur raste kur një person i caktuar nuk ka paguar dhe është dashur të mbledhim para, që hoxha ta va*rroste…

Sa i kam unë informatat, në RMV ka rreth 1.220.000 myslimanë, nga të cilët afër 1 milion janë shqiptarë…

Le të më korrigjojnë personat përgjegjës të BFI-së, nëse e kam gabim”…