Nëse sot nuk do jepni llogari para popullit nesër do jepni llogari para Zotit

Shpërndaje

Shkruan: Venhar Kadria

Pse duhet të gënjejmë dhe të manipulojmë për të fituar?

Çfarë fitore është ajo kur manipulon individa të caktuar për të fituar?

Jemi në shkekullin 21 edhe ende është kjo strategji e cila përdoret në fushata elektorale ama edhe në jetën e përditshme.

“Gënjejmë për të fituar”

Dua ta di sinqerisht se a egzsiton një vend ku nuk gënjejnë, e flasin realitetin dhe e bëjnë atë që e premtojnë?

Më vjen çudi se si disa politikanë e përdorin këtë strategji , shembull në fushata zgjedhore, ata premtojnë shumçka e nuk realizojnë asgjë, por më shumë më vjen çudi se si ka njerëz që ende i besojnë këto gjepura!?

Kam një pyetje a u ka mbet një copëz fytyre të dilni në zgjedhjet e ardhshme dhe të thoni të njëjtat gjëra..?!!!

Edhe në jetën e perditshme ndodh që për t’u futur në një vend pune ti zgjedh që të gënjesh për t’u punësuar , paramendojeni edhe punën më të thjesht, njëkohësisht më të vështirë si kamarier, ata zgjedhin dhe lavdërojnë vetën e tyre për t’u bërë kamarier.

Por jo është gabim sinqerishtë është gabim, qëndro ashtu si je dhe si dukesh dhe jo se si don njerëzit të të shohin.

Është edhe kjo një ndër arsyet se pse rinia migron jashtë vendit, sepse janë ngopur me gënjeshtra të njëpasnjëshme.

Aq duron njeriu.
Besoj se do vi një ditë që gjithë populli do vetëdijësohet dhe do çohet për të kërkuar llogari te politikani, profesori apo kush do qoftë ai, për gjërat, ose punën që nuk i ka bërë siç duhet?!

Unë si student kam dëgjuar lloj-lloj premtime në fakultet, nga profesorë nga partitë politike por edhe në jetën e përditshme, por asgjë nga ato që kam dëgjuar nuk janë realizuar ( Zero).

Kemi nevojë për premtime dhe realizime.

Boll e mashtruat popullin.

Boll i mashtraut individat e caktuar për X arsye.

Boll mashtruat vetën duke u besuar gjithëkujt.

Sinqerishtë boll.

Nëse sot nuk do jepni llogari ndaj popullit, nesër do jepni llogari para Zotit më besoni!