Neutralizoi 32-vjeçarin që terrorizoi njerëzit në mes të Tiranës, flet i riu HERO

Shpërndaje

Neutralizoi 32-vjeçarin që terrorizoi njerëzit në mes të Tiranës, flet i riu HERO: Mu duk i rrezikshëm dhe ndërhyra, iu drejtua njerëzve

Ditën e sotme një situatë e pazakontë ka ndodhur në qendër të qytetit të Tiranës,, ku një 32-vjeçar u fut në sheshin Skënderbej me një makinë të aksidentuar dhe iu sul turmës së njerëzve.

Sipas informacioneve për mediat, pronari i makinës është Nertil Qazimi nga Paskuqani.

“Ndjehem mirë që nuk pati njerëz të lënduar. Erdhi një makinë e aksidentuar mes 15 katëshit dhe Operas. Mu duk në radhë të parë si rast terr*orist siç kemi parë nëpër botë. Ai u drejtua në drejtim të turmës.

Pastaj njerëzit u ndalën se u trembën. Më pasi ai ndaloi në qendër, dhe njerëzit shkuan që ta ndalojnë, por ai u nis sërish drejtpërdrejt njerëzve, pastaj mu duk e nevojshme që të ndërhyja.

Nuk e di se çfarë po mendonte por mu duk shumë i rrezikshëm se po ecte në makinë në mes të njerëzve.

Ishin qytetarët që më ndihmuar dhe e kapën. Nuk e njoh”,- tha djali që arriti të kapte dhe ndalonte 32-vjeçarin nga një tragjedi të mundshme.