Opozita shqiptare: Enti Shtetëror i Statistikave është duke kryer vepër penale, Prokuroria të ndërmerr masat e duhura

Shpërndaje

“Enti shtetëror për statistikë i cili sot njoftoi se nuk do të fillojë procesi i regjistrimit në terren, në kohen kur ky regjistrim veçmë ka filluar në bazë të ligjit në fuqi, është duke kryer vepër penale”, thuhet në njoftimin e koalicionit ASH-AAA.

Nga ky koalicion veprimin e Entit Shtetëror të Statistikave e vlerësojnë si goditje mbi parimin e sigurisë juridike dhe i bëjnë thirrje Prokurorisë që të ndërmerr masat e duhura.

“Ky refuzim për të zbatuar ligjin është goditje e rëndë mbi parimin e sigurisë juridike, si koncept themelor i shtetit të së drejtës. I bëjmë thirrje Prokurorisë që urgjentisht ti ndërmarrë masat e nevojshme për ruajtjen e shtetit të së drejtës, duke ngritur aktakuzë kundër Drejtorit dhe Zëvendës Drejtorit të Entit shtetëror për statistikë. E përkujtojmë Prokurorinë se çka thotë Neni 16 dhe 18 i Ligjit për regjistrim. Neni 16-Enti Shtetëror i Statistikës kujdeset për ligjshmërinë në përgatitjen, organizimin dhe realizimin e Regjistrimit ne pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe kryen mbikëqyrje të punës së personave pjesëmarrës në Regjistrim. Neni 18-Në kuadër të kompetencave të tyre të përcaktuara me ligj, në kryerjen e punëve të caktuara të Regjistrimit marrin pjese”, thuhet në reagimin e koalicionit ASH-AAA.

Reagimi nga ASH-AAA:

Enti shtetëror për statistikë i cili sot njoftoi se nuk do të fillojë procesi i regjistrimit në terren, në kohën kur ky regjistrim veçmë ka filluar në bazë të ligjit në fuqi, është duke kryer vepër penale.

Ky refuzim për të zbatuar ligjin është goditje e rëndë mbi parimin e sigurisë juridike, si koncept themelor i shtetit të së drejtës. I bëjmë thirrje Prokurorisë që urgjentisht t’i ndërmarrë masat e nevojshme për ruajtjen e shtetit të së drejtës, duke ngritur aktakuzë kundër Drejtorit dhe Zëvendës Drejtorit të Entit shtetëror për statistikë.

E përkujtojmë Prokurorinë se çka thotë neni 16 dhe 18 i ligjit për regjistrim.

Neni 16- Enti Shtetëror i Statistikës kujdeset për ligjshmërinë në përgatitjen, organizimin dhe realizimin e Regjistrimit në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe kryen mbikëqyrje të punës së personave – pjesëmarrës në Regjistrim.

Neni 18- Në kuadër të kompetencave të tyre të përcaktuara me ligj, në kryerjen e punëve të caktuara të Regjistrimit marrin pjesë:

1. Ministria e Mbrojtjes;
2. Ministria e Drejtësisë;
3. Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale;
4. Ministria e Punëve të Jashtme;
5. Agjencia e Kadastrës së Patundshmërive dhe bartësit e përmbledhjeve të të dhënave.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa