Opozita shqiptare: Qeveria shpërblen serbët, godet e zhvatë mërgimtarët e qytetarët e saj

Shpërndaje

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa ka drejtuar kritika të ashpra në adresë të Qeverisë lidhur me lirimin e serbëve nga taksa rrugore.

Ja reagimi i plotë: Qeveria, i liron sërbët nga detyrimet pagesore, por jo edhe fshatrat që lidhen me qytetet që janë në afërsi të pikave pagesore?

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e cila nuk arriti tju sigurojë në kohë qytetarëve vaksina kundër covid 19, e që një shumë të vogël i siguroi nga Sërbia, e cila i hapi dyert për shtetasit e Maqedonisë të vaksinohen në Sërbi, do ti shpërblejë qytetarët e Sërbisë duke i liruar nga pagesat rrugore. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe bashkë me Qeverinë don ta mbulojë turpin dhe paaftësinë e tijë që nuk siguruan vaksina në kohë për të shpëtuar jetë, më zemërgjërësi ndaj qytatërëve sërb?

Në anën tjetër kemi shumë fshatra që janë të ngjitura më autostradat dhe ata qytetarë për çdo ditë paguajnë në pikat pagesore, edhe pse fshatrat e tyre gjenden vetëm 2-3 kilomentra afër pikave pagesore. E përkujtojmë Qeverinë edhe për protestat e banorëve të fshatit Sedllarcë të Tetovës të cilët protestuan me të drejtë duke kërkuar të lirohën nga pika pagesore, sepse fshati i tyre gjendet vetëm 3 km afër pikës pagesore dhe të njejtët nuk kanë rrugë tjetër alternative. Raste të ngjashmë ka shumë në rajonin e Gostivarit, Kumanovës, Shkupit, Velesit etj.

Është e patoluerueshme që qytetrëve sërb tu mundësohet që t’i shfrytezojnë auotostradat e Maqedonisë së Veriut, falas për gjatë një periudhe të caktuar, ndërsa mërgimtarëve tanë tju paguhet fatura në pikat e pagesore, me euro të cilët kanë një kurs shumë më të lartë këmbimi se sa ai që është zyrtar. Kemi mijëra administrator të qyteteve të Tetovës, Kumanovës Gostivari, Velesit e Kërçovës të cilët për cdo ditë udhëtojnë në Shkup duke paguar shuma maramendëse nëpër pikat pagesore të autostradave tona, për të cilët nuk ekziston asnjë masë lehtësuese, edhe pse vite më parë qeveria e Maqedonisë së Veriut, ju hoqi pjesën e shpenzimeve të rrugëve punonjsve të administratës shtetërore. Kjo është zemërgjerisia e rrejshme e Ministrit Filipçe dhe e kësaj Qeverie që rrjep qytetraët e tyre ndërsa paraqitet xhentelmene para qytetarëve sërb. Çfarë absurdi dhe turpi njëkohësisht!”, pyet ASH-AAA.(