Përfundon numërimi në Bashkinë e Pustecit, dalin rezultatet

Shpërndaje

Procesi i numërimit në Pustec ka përfunduar dhe Partia Socialiste është në avantazh.

Nga votat e numëruara, 868 janë për Partinë Socialiste, 473 vota për Partinë Demokratike. Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim numëron 168 vota.

Në bashkinë e Pustecit, procesi i numërimit të votave ka ecur me ritme të shpejta. Më herët, Top Channel raportoi se KZAZ-të e kësaj bashkie përfunduan të parat grumbullimin e kutive në qendrën e votimit dhe komisionerët nisën numërimin.

Kështu, Pusteci bëhet i pari që sjell rezultatet në zgjedhjet parlamentare 2021./tch/