Presidenti i Turqisë, Erdogan uron Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan, ka bërë të ditur se e ka telefonuar Vjosa Osmanin, për ta uruar me rastin e zgjedhjes së saj Presidente të Kosovës.

Në një reagim të tij në facebook, Erdogan shkruan se në bisedën me të, diskutuan për raportet mes Kosovës e Turqisë.

”Sot e përgëzova atë duke bërë një telefonatë me Presidenten e re të Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu.

Gjatë bisedës tonë me z. Osmani-Sadriu, ne diskutuam marrëdhëniet me Kosovën dhe çështjet rajonale.

Unë përmenda qëndrimin konstruktiv të shoqërisë turke, e cila është një pjesë integrale e strukturës multikulturore të Kosovës, gjatë krijimit të një qeverie të re dhe proceseve zgjedhore Presidenciale. Unë gjithashtu u shpreha se besoj se miqësia historike dhe marrëdhëniet e vëllazërisë do të forcohen në epokën e re.

Në takimin tonë, unë deklarova se bashkëpunimi shumëplanësh midis vendeve tona kontribuoi në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit”.