Prokuroria bastis kompaninë “Invoka Group”

Shpërndaje

Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kryer bastisje në kompaninë “Invoka”, përmes të cilës Dragi Rashkovski, si ish sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, kishte marrë softuer për “përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve”. Hetuesit e Prokurorisë sot pasdite u larguan me dy thasë dokumente.

Nga Prokuroria e kryesuar nga Vilma Ruskovska thonë se po veprojnë sipas një informacioni të pranuar. Rasti ka qenë në para hetim, dhe për këtë arsye ata nuk mund të ndanin më shumë informacion, përveç se janë konfiskuar dokumente nga kompania “Inovka”. Përveç “Inovka”, janë konfiskuar dokumente edhe nga shtëpia e pronarit të kompanisë, që ndodhet afër Bankës Popullore, ose Maxhir Mahallës. Softverin kompjuterik prej 81 mijë eurosh, Rashkovski e bleu nga pozicioni i sekretarit të përgjithshëm vitin e kaluar, kur vendi drejtohej nga një qeveri teknike, që u formua për të realizuar zgjedhjet parlamentare. Sipas Ministrisë së Brendshme, Rashkovski e bleu softuerin pa u koordinuar me policinë, ndërsa Ministria e Brendshme as që kishte ndërmend ta përdorte atë.

Dragi Rashkovski theksoi se softueri që ai e ka paguar me para publike ka qenë i zbatueshëm për të gjitha kamerat e policisë në të gjithë qytetin. Për më tepër, sipas informacioneve të arritshme publike, Rashkovski para tre viteve ka patentuar shpikjen “Sistem dhe pajisje për kontrollimin e shpejtësisë së automjeteve në trafik, përcaktimin e shpejtësisë mesatare dhe shqiptimin e gjobave”. Portali “360 Gradë”, i cili njoftoi se Rashkovski e ka blerë softuerin, zbuloi gjithashtu se kompania “Inovka Group” është formuar në qershor të vitit 2017 ose disa javë pasi LSDM mori pushtetin nga VMRO – DPMNE. Për më tepër, “360 Gradë” zbuloi se “Invoka” fitoi tre tenderë shtetërorë – të gjithë nga Sekretariati i Përgjithshëm përderisa Rashkovski ishte në krye. Rasti me prokurimin e softuerit po hetohet edhe nga Komisioni Antikorrupsion.