Qindra automjete të bllokuara në mes kufirit Kosovë-Maqedoni (Foto)

Shpërndaje

Qindra automjete të bllokuara në Bllacë në zonën neutrale të kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë, shumica prej tyre me targa të Maqedonisë. Tani për tani nuk dihen shkaqet e bllokimit, megjithatë kjo ka shkaktuar nervoz të madhe tek udhëtarët , për vetë faktin se nga fillimi orës policore i ndan vetëm edhe një orë e 15 minuta. Disa vozitës shprehen se tanimë më shumë se një orë autoritetet kufitare maqedonase nuk kanë ndërmarr as edhe një hap për të zgjidhur këtë situatë të krijuar. Ndërkohë që kolona e automjeteve sa vjen e rritet./Alsat