Rama akuzon Metën: Sabotim! Presidenti në krah të grevës por kërkon që fluturimi mos ndalet

Shpërndaje

Kryeministri Rama ka reaguar sot shumë ashpër ndaj bllokimi të fluturimeve ajrore për shkak të grevës së kontrollorëve.

Ai e quajti atë një sabotimit të rëndë të aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” dhe që nuk do të tolerohet!

Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, tha Rama, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!

Ai shton se organizatorët do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!

Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cenim të sigurisë kombëtare!

Më pas përmes një reagimi të gjatë presidenti Ilir Meta thotë se ai është shumë i shqetësuar për situatën, që po zhvillohet me ndërprerjen e shërbimeve të fluturimeve ajrore për shkak të reagimit të Sindikatës së Pavarur të Kontrollit të Transportit Ajror, të cilët duket se nuk kanë arritur një dakordësi me Qeverinë dhe organet drejtuese të “Albcontrol”, lidhur me kërkesat e tyre.

“ Ndërprerja e punës për monitorimin dhe kontrollin e Trafikut Ajror nga kontrollorët e “Albcontrol” nuk është zgjidhje” thekson presidenti pasi sipas tij “Siguria e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, është çështje e sigurisë kombëtare”.

Presidenti kërkon që “Kontrollorët duhet të qëndrojnë në detyrë pa asnjë ndërprerje dhe të përmbushin misionin e tyre për të garantuar funksionimin e përshtatshëm dhe pa asnjë problematikë të kontrollit të trafikut ajror shqiptar;

Për këtë grevë, Lulzim Basha akuzoi Edi Ramën. Sipas tij, Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë.