Rama: Demokracia nuk është sport me spektatorë, zbrit në fushë dhe gjuaje penalltinë tënde, VOTO!

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë ushtruar të drejtën e votimit, në qendrën e votimit në Surrel.

Postimi i plotë:

VOTO🇦🇱VOTO🇦🇱VOTO🇦🇱

Demokracia nuk është sport me spektatorë, zbrit në fushë dhe gjuaje penalltinë tënde, VOTO💪

Deklarata e Edi Ramës pas votimit:

Rama pas votimit ka dhënë një deklaratë për mediat duke thënë se sot është një ditë e rëndësishme dhe të gjithë duht të dalin në votime.

“Sot është një ditë shumë e bukur, një diell fantastik dhe sot është dita që sot mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vetë shpreh një opinion tjetër. Mos të harrojmë sot dhe asnjëherë se jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe. Askush mos harrojë se demokracia është një sport pa spektator dhe secili duhet të zbresë vetë në fushë dhe të gjuajë me votë. Kështu që zbrisni në fushë, gjuajeni penalltinë tuaj dhe fitoftë më i miri“, tha Rama.